fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Shkarkoi Krstajic pas humbjes ndaj Shqipërisë, Bullgaria zyrtarizon trajnerin e ri të Kombëtares

Publikuar

Pas shkarkimit të trajnerit serb Krstajic, vendim që u mor pas humbjes së ndeshjes miqësore ndaj Shqipërisë në “Air Albania”, Bullgaria ka gjetur trajnerin e ri të kombëtares.

55-vjeçari Ilian Iliev do të drejtojë skuadrën bullgare, por jo vetëm pasi ai do të mbajë edhe skuadrën e Cherno More deri në përfundim të sezonit aktual.

Lexo edhe:

Siç njofton Federata Bullgare e Futbollit, pas përfundimit të sezonit 2023-2024, Iliev do të jetë “ekskluzivisht” vetëm trajner i Kombëtares.

“Federata jonë gjithmonë është mbështetur në emra me përvojë, Ilian e ka fituar respektin me punë të zellshme dhe të vazhdueshme. Ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”,-tha presidenti i federatës bullgare, Borislav Mihailov.

Nga ana e tij, Iliev e nisi me këto fjalë detyrën e tij të re: “E pranova këtë propozim sepse dua t’i jap një fytyrë më të mirë kësaj skuadre. Ne kemi nevojë për më shumë besim dhe dua koherencë taktike”.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook