Sport
Shkarkohet trajneri i Keidi Bares, ja kush mund ta zëvendësojë

Luis Garcia jetoi këtë të diel ditën e tij të fundit si trajner i Espanyolit (LaLiga2), skuadër ku luan mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Keidi Bare.
Rezultatet e dobëta në javët e fundit i kanë detyruar drejtuesit të marrin vendimin për shkarkimin e Garcias. Nga nëntë pikë të mundshme në tri javët e fundit, Espanyoli ka vetëm një pikë, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit numërohet vetëm një fitore.
Lexo edhe:
Garcia nuk kishte marrëdhënie të mira me drejtori sportiv Fran Garagarza. Kandidati i parë për të zëvendësuar asturianin është Luis Miguel Ramis, ish-trajneri i Tenerife.
Iván De la Peña, përfaqësuesi i Luis Garcías, u informua mëngjesin e kësaj të diele për shkarkimin, vendim i marrë disa orë pas barazimit ndaj Eibarit.
