Shqipëri
Shkarkohet Ilir Meta?
Sipas Kushtetutës, edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e tij do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Parlamenti i Shqipërisë do të diskutojë dhe do të vendosë sot për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pas debateve në Komisionin Hetimor që u ngrit me iniciativë të 50 deputetëve të mazhorancës, sot në seancë plenare do të vendoset nëse Presidenti do të shkarkohet apo jo.
Komisioni Hetimor, që u drejtua nga Alket Hyseni, mblodhi prova kundër Presidentit dhe në raportin përfundimtar flitej për shkelje të Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit.
Nisma për shkarkimin e Metës u bë për shkak të deklaratave të bëra nga ky i fundit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, që sipas mazhorancës shkelnin Kushtetutën.
Por edhe pse kreu i shtetit është thirrur sot për të qenë pjesë në seancë dhe për të kundërshtuar akuzat ai ka refuzuar të marrë pjesë.
Ndërkohë që sipas Kushtetutës, edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e tij do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
