fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Shfryu ndaj monitorit të VAR-it, kapiteni kërkon falje

Publikuar

Polemikat rreth VAR-it vazhdojnë. Pas asaj që ndodhi gjatë ndeshjes Neëcastle-Arsenal, një episod mjaft kurioz u pa në ndeshjen e djeshme mes Celta Vigos dhe Sevillas.

Galicianëve nuk iu akordua penallti, vendim që tërboi Iago Aspas. Kapiteni, i nervozuar pas vendimit të arbitrit, hodhi në tokë monitorin VAR: një reagim instinktiv, i cili, megjithatë, nxjerr në pah marrëdhënien shumë të thjeshtë mes lojtarëve dhe mjetit të ri që duket se e ka rritur polemikën në vend që ta zvogëlojë.

Lexo edhe:

Më pas Iago Aspas kërkoi falje në rrjetet sociale për veprimin e tij:

“Dje bëra një gabim. Nuk duhej ta kanalizoja zhgënjimin tim në atë mënyrë. Më lëndon, sepse nuk është shembulli që dua të jap për tifozët më të rinj të Celtas”.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook