fbpx
Lidhu me Ne!

Kuriozitete

Shfaqen pamje të alienëve, Pentagoni pohon vërtetësinë e videos

Pamjet e filmuara me rreze infra të kuqe tregojnë një disk në formën klasike, siç janë paraqitur anijet e alienëve në çdo film rreth tyre, madje dhe Pentagoni zyrtar ka reaguar rreth kësaj videoje që u bë virale në kohë rekord.

Publikuar

Pamjet e filmuara së fundmi në Kaliforni, po bëjnë xhiron e rrjetit. Ushtarët e një anije luftarake të Marinës, kanë filmuar një objekt misterioz që rri pezull mbi oqean për disa çaste pastaj zhytet në ujë, teksa dëgjohen ushtarët që thonë “Uau u përplas!”.

Pamjet e filmuara me rreze infra të kuqe tregojnë një disk në formën klasike, siç janë paraqitur anijet e alienëve në çdo film rreth tyre, madje dhe Pentagoni zyrtar ka reaguar rreth kësaj videoje që u bë virale në kohë rekord.

Unë mund të pohoj që video është marrë nga personeli i Marinës dhe se po hetohet.”- ka thënë Susan Goug, zëdhënëse e Pentagonit.

Vitin e kaluar Pentagoni, publikoi pamje zyrtare të UFO-ve duke u shprehur se ka prova për ekzistencën e alienëve.