fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Sheshelit i “humb topi”, thotë se do sulmojnë më raketa ushtarët kroat në Kosovë

Ai tha se ushtarët kroatë rrezikojnë kokën e tyre, prandaj më mirë të mos shkojnë [në Kosovë]

Publikuar

Krye radikali serbë, Vojislav Sheshel ka thënë të premten së ushtarë legalë në Kosovë, kur janë ndërkombëtarë, janë vetëm ata që dërgohen në kuadër të KFOR-it, kurse ata që shkojnë jashtë KFOR-it dhe që bëjnë një bazë të veçantë kroate, për ta kanë statusin e një skuadre banditësh, andaj sic ka thënë ai le të mos habiten nëse një ditë i gjuajmë me raketa dhe shkatërrojmë gjithçka atje, kurse ata që eventualisht do t’i zëmë robër dhe do t’i dënojmë si banditë me burgime të gjata

Shtimi i forcave kroate në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe paralajmërimi i ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, për ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë për stabilitet të rajonit, ka acaruar jo vetëm presidentin serb Aleksandar Vuçiq, por edhe liderin e radikalëve serb, kriminelin e luftës Vojislav Sheshel.

Lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, ka deklaruar për mediat serbe se “kroatët po duan të ndërtojnë bazë ushtarake në shtetin e ‘rremë’ të Kosovës, në mënyrë që t’u japin instruksione që serbëve në Kosovë t’ua bëjnë atë që ua kanë bërë serbëve në Republikën Srpska dhe në Krainë [Kroaci]”.

“Kroatët duhet të paralajmërohen se ajo që po bëjnë nuk është e ligjshme. Ushtarë legalë në Kosovë, kur janë ndërkombëtarë, janë vetëm ata që dërgohen në kuadër të KFOR-it, kurse ata që shkojnë jashtë KFOR-it dhe që bëjnë një bazë të veçantë kroate, për neve kanë statusin e një skuadre banditësh”, ka thënë Sheshel.

Më tej ai ka kërcënuar edhe me sulm raketor ndaj një baze eventuale ushtarake kroate në Kosovë.

“Le të mos habiten nëse një ditë i gjuajmë me raketa dhe shkatërrojmë gjithçka atje, kurse ata që eventualisht do t’i zëmë robër dhe do t’i dënojmë si banditë me burgime të gjata. E drejta ndërkombëtare nuk i mbron ata”, ka thënë Sheshel.

Ai tha se ushtarët kroatë rrezikojnë kokën e tyre, prandaj më mirë të mos shkojnë [në Kosovë].

Ai madje ka thënë si një ndëshkim, për shkak të kësaj shqiptarët duhet të fshihen, duke theksuar se kur e thotë këtë nuk mendon në popullësinë civile dhe njerëzit e zakonshëm.

Ndryshe, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se shtimin e forcave ushtarake kroate në Kosovë nuk e shohin si provokim ndaj Serbisë.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Kroacia po “poshtëronte Serbinë” duke rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it, presidenti kroat tha se nëse do ta dinte se Serbia shqetësohej aq shumë, do të kishte biseduar me homologun serb për këtë çështje.

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliq Radman, gjatë vizitës së kësaj jave në Kosovë, në takim me Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij të ndërtojë bazë ushtarake në Kosovë.

Ministri kroat ka thënë se ky projekt synon të rris sigurinë në rajon.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021