Shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani do të qëndroj të premten për një vizitë zyrtare në Kosovë. Vizita e Osmanit është e para në Kosovë në këtë cilësi nga zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit në Kosovë.
Ministri Osmani do të pritet në takim bilateral nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Konferenca e përbashkët për medie do të mbahet në ora 09:40.
Ndërsa në ora 10:00, Bujar Osmani do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani.