fbpx
Lidhu me Ne!

Ekonomi

Shefi i BE-së: Publikimi i listës së 50 bizneseve, kusht i BE-së

Masat mbështetëse për bizneset duhet të jenë të gjitha transparente

Publikuar

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomáš Szunyog, ka reaguar pas publikimit të listës së 50 bizneseve që kanë përfituar nga fondet publike të alokuara për evitimin e dëmeve të shkaktuar nga pandemia, duke e cilësuar këtë publikim si kusht të Bashkimit Evropianë, të ven ndaj Kosovës .

Sipas tij, ky ishte kusht i vendosur nga BE-ja kur u nënshkrua marrëveshja për huanë prej 100 milionë eurosh.

“Unë mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar listën e 50 përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht për të cilin BE-ja ra dakord me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milion euro”, ka shkruar ai.

Tutje, shefi i zyrës së BE-së ka thënë se masat mbështetëse për bizneset duhet të jenë të gjitha transparente.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka publikuar listën e 50 bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga 60 milionë eurot që kishte ndarë Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Pas këtij shkrimi kanë reaguar fytyra politike në vend, derisa, Muratit i ka reaguar edhe ish-ministrja Hykmete Bajrami.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021