fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Shefi i BE-së në Kosovë: MSA nuk po zbatohet

Në thelb, ky është dokumenti i parë që është ligjërisht obligues, si dhe është obligues për të dyja palët në zbatimin e saj.

Publikuar

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur se nuk janë të kënaqur më atë se sa institucionet në Kosovë kanë zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ai ka thënë se këtë dokument e sheh me rëndësi për tri fusha.

“Më së pari, marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës: pra në thelb, ky është dokumenti i parë që është ligjërisht obligues, si dhe është obligues për të dyja palët në zbatimin e saj. Por, është po ashtu dokument i rëndësishëm politik, sepse krijon disa trupa të caktuar si Këshilli për Stabilizim e Asocim”, ka pohuar Szunyog, njofton Klan Kosova.

“Pjesa e dytë, që po ashtu është e rëndësishme, është që Marrëveshja për Stabilizim-Asocim është hapi i parë drejt integrimit evropian, pra barazon pozitën e Kosovës me vendet tjera të rajonit. Prapë, procesi i stabilizim-asocimit është hapi i parë, pasuar nga kandidatura e shteteve, pastaj negociatat për aderim, si dhe përfundimisht pranimi. Besoj që kjo është pika e dytë e rëndësishme”.

“Tani, së treti, Marrëveshja për Stabilizim e Asocim është dokument tejet praktik, në kuptimin që ofron një udhërrëfyes për Kosovën në përafrimin e legjislacionit, por edhe rregullave e standardeve, me rregullat e standardet evropiane, pra me atë që quhet Acquis. Pra, nëse zbatohet plotësisht e mirëfilli, në fakt mund të shërbejë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit për biznese, për jetën sociale, për mbrojtjen sociale, apo në të gjitha fushat e jetës publike në Kosovë”.

“Sa i përket zbatimit, pesë vjet është periudhë mjaft e gjatë, si dhe e kuptojmë që nganjëherë zbatimi i mirëfilltë edhe mund të pengohet nga zhvillime komplekse politike, kriza qeveritare, zgjedhjet e të tjera. Por, nëse flasim përgjithësisht, nuk jemi plotësisht të kënaqur me zbatimin e saj”.

Ai ka theksuar se zbatimi i saj mbetet i pabalancuar, e këto sipas tij theksohen në Raportin e Progresit.
“Në Raportin e Progresit mund të shihet që shpesh vlerësimi për Kosovën është “në fazë të hershme”, ose “nuk ka progres fare”, në disa raste, ka edhe përparim të mirë me miratimin e ligjeve, por sfidë specifike në fakt është zbatimi i tyre.

Pra, derisa shënojmë përvjetorin e pestë, jam i bindur, si dhe shpresoj, që vitin vijues, e edhe pas dy vitesh, të mund të flasim jo vetëm për miratimin e ligjeve, por edhe për zbatimin e tyre praktik”.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021