fbpx
Lidhu me Ne!

Ekonomi

Shefi i BE-së, i shqetësuar për numrin e vdekjeve në vendet e punës

Kosova në tri vitet e fundit ka regjistruar rreth 60 raste të fatalitetit të vdekjeve dhe diku 5000 raste të lëndimit në vendin e punës.

Publikuar

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës janë alarmante për shtetin e Kosovës, me një popullsi me më pak se dy milionë banorë. Kosova e ka shkallën më të lartë të vdekjeve në rajon.

Si pasojë e aksidenteve, 6.5 vdekje ndodhin në 100 mijë punonjës, ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian, mesatarja e fataliteteve në punë është 1.8

Shefi i Zyrës se BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog së bashku me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi kanë vizituar vend-punishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Szunyog kërkoi më shumë sensibilizim në sigurinë dhe shëndetin në punë, pasi sipas tij vdekjet në vendin e punës në tri vitet e fundit në Kosovë janë të larta.

“Kosova në tri vitet e fundit ka regjistruar rreth 60 raste të fatalitetit të vdekjeve dhe diku 5000 raste të lëndimit në vendin e punës. Kjo shifër si e tillë është e lartë…e kemi diskutuar edhe me kryetarin e sindikatës se kjo shifër është diku katër herë me e lartë se mesatarja e BE-së…arsyet pse vijnë te këto fatalitete janë të shumta, por disa nga arsyet kryesore janë mos-sigurimi i pajisjeve të duhura për mbrojtjen e punëtorëve dhe mos respektimin e rregullave të punishteve”, u shpreh  Tomas Szunyog.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se institucionet e vendit nuk po bëjnë sa duhet në sigurimin e shëndetit të punëtorëve.

“Qëllimi i vizitës sonë është sensibilizimi i aprovimit, apo menaxhimit të Ligjit të Sigurisë së Punë dhe vizita jonë është që të sensibilizohem që siguria dhe shëndeti në punë të jetë në nivel më të mirë dhe lartë se sa është. Ne nuk po bëjmë më shumë sa duhet në sigurinë dhe shëndetin në punë të sektorit privat të Kosovës”, tha ai.

Në raportin e punës të Inspektoratit të Punës për vitin 2020, vetëm në sektorin e ndërtimit, vitin e kaluar kanë ndodhur 30 aksidente. Për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore, në përgjithësi, inspektorati ka dhënë masën e gjobës ndaj 115 punëdhënësve, prej tyre 45 gjoba vetëm në sektorin e ndërtimit.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021