fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

SHBA vendos sanksione ndaj Rusisë për helmimin e Navalnit

Publikuar

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të martën ndaj individëve e subjekteve nga Rusia pas daljes në përfundimin se Moska u përpoq të vriste figurën opozitare Aleksei Navalni me një agjent nervor. Lajmi u njoftua nga zyrtarë të lartë të administratës Biden.

Duke folur para gazetarëve gjatë një konference virtuale zyrtarët, thanë se lëvizjet po ndërmerreshin në koordinim me Bashkimin Evropian. Ata përsëritën thirrjen e Presidentit Joe Biden që Rusia të lirojë zotin Navalni nga burgu.

Vendimi i Presidentit Joe Biden për të vendosur sanksione në përgjigje të helmimit të zotit Navalni pasqyron një qëndrim më të ashpër sesa ai i paraardhësit të tij, Donald Trump, i cili e la incidentin që ndodhi gushtin e kaluar të kalonte pa veprime ndëshkuese nga ana e SHBA-së.

Kremlini tha të martën se çdo sanksion i ri amerikan mbi trajtimin e zotit Navalni nuk do ta arrinte qëllimin dhe se thjesht do të përkeqësonte marrëdhëniet e tensionuara tashmë mes dy vende. Zoti Navalni u sëmur ndërsa po udhëtonte me avion në Siberi në muajin gusht.

Ai u dërgua në Gjermani, ku mjekët arritën në përfundimin se ishte helmuar me një agjent nervor. Kremlini ka mohuar të ketë patur lidhje me incidentin dhe ka thënë se nuk ekziston asnjë provë se ai ishte helmuar.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021