Lajme
SHBA u kërkojnë deputetëve të qendrojnë në sallë
Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin në Kuvend

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ambasadori i Shtetet e Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje deputetëve që të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit, për të siguruar një kuorum.
“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin në Kuvend. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar një kuorum”, thuhet në një postim në Twitter të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Në Kuvendin e Kosovës pritet të nisë seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.
Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
