fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

SHBA-të kritikojnë Erdogan: Të papranueshme deklaratat anti-semite

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të luftojnë antisemitizmin në të gjitha format e tij”, ka thënë më tej Departamenti i Shtetit.

Publikuar

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër komentet antisemite të bëra nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, lidhur me konfliktin e fundit Izrael-Palestinë. Përmes një deklarate zyrtare, Departamenti i Shtetit i ka kërkuar Erdogan dhe liderëve të tjerë turq që të përmbahen nga deklaratat provokuese, të cilat mund të nxisin dhunë të mëtejshme.

“Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të bashkohet me Amerikën në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit”, thuhet në deklaratë. Për Uashingtonin zyrtar, gjuha antisemite nuk duhet të përdoret askund.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të luftojnë antisemitizmin në të gjitha format e tij”, ka thënë më tej Departamenti i Shtetit.

Një ditë më parë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi fuqitë perëndimore për mungesën e tyre të përgjigjes ndaj dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, duke veçuar Austrinë dhe Shtetet e Bashkuara, për të cilat ai tha se ishin “duke shkruar histori me duar të përgjakshme”.

Erdogan kritikoi miratimin e presidentit të SHBA, Joe Biden për shitjet e armëve në Izrael.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021