Lajme
SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë Vuçiqin

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ndaj provokimit të rëndë të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili dje publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të.
Ben Meir me anë të një postimi në facebook ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiqit, përcjellë Klan Kosova. Ai tutje ka shtuar se presidenti amerikan, Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë tek Vuçiqi, se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negocimi.
”SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Presidenti i SHBA-ve duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiq se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir./tg/

Vazhdo më shumë