Lajme
SHBA-ja miraton vaksinën e Johnson & Johnson

Rregullatori për barna në Shtetet e Bashkuara ka miratuar për përdorim vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Johnson & Johnson.
Kjo vaksinë administrohet përmes një doze të vetme.
Kjo është vaksina e tretë që është miratuar në SHBA kundër koronavirusit, pasi në këtë shtet tashmë janë miratuar për përdorim vaksina e Pfizer/BioNTech dhe ajo e kompanisë Moderna.
Vaksina Johnson & Johnson thuhet se është më e lirë se dy vaksinat e tjera që po përdoren në SHBA dhe po ashtu mund të ruhet në frigoriferë normalë dhe jo në temperatura ultra të ftohta.
Kjo vaksinë prodhohet nga firma belge, Janssen.
Sipas studimeve, kjo vaksinë është 66 për qind efektive ndaj sëmundjes COVID-19

Vazhdo më shumë