fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

SHBA i dhuron Kosovës, 700 mijë vaksina

Kjo dhuratë nga populli amerikan është donacioni më i madh i vaksinës për Kosovën nga çdo vend apo organizatë

Publikuar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se SHBA-ja do të sjellë në Kosovë mbi 700,000 doza të vaksinës.

Përmes një njoftimi në Twitter, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka thënë se vaksinat funksionojnë vetëm nëse njerëzit vaksinohen.

“Kjo dhuratë nga populli amerikan është donacioni më i madh i vaksinës për Kosovën nga çdo vend apo organizatë. Kur të jetë plotësuar, donacioni amerikan do të sjellë mbi 700,000 doza. Më shumë vaksina pritet të vijnë”.

“Por vaksinat funksionojnë vetëm nëse vaksinohen individët. Kështu që ju lutem – vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjet tuaja dhe komunitetet tuaja”, thuhet tutje në njoftimin e ambasadës

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021