Lajme
SHBA dhe BE të garantojnë një proces që qon në njohje reciproke
Kryeministri ritheksoi se takimi ishte takim për dialogun e ardhshëm, i cili duhet të jetë i qartë e parimor dhe dialog për statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadorin Ëolfgang Petritsch, President i Fondacionit Austriak të Planit Marshall.
Petritsch, njëherit ish i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovë në vitet 1998-‘99 dhe kryenegociator i Bashkimit Evropian në Konferencën e Ramboillet.
Ambasadori Petritsch dhe kryeministri Kurti diskutuan për proceset dhe zhvillimet politike në rajon dhe në Kosovë.
Ndër të tjera, u shkëmbyen mendime për takimin e 15 qershorit në Bruksel për dialogun e ri ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe propozimet e kryeministrit Kurti. U diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një proces që garanton njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri ritheksoi se takimi ishte takim për dialogun e ardhshëm, i cili duhet të jetë i qartë e parimor dhe dialog për statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Ëolfgang Petritsch po qëndron në Kosovë për të qenë pjesë e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
