fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Shantazhet mes ish aleatëve

LVV po kërkon garanci nga Lidhja Demokratike e Kosovës se këta të fundit do të qëndrojnë në sallë për votimin e presidentit, në mënyrë që të tërhiqen nga iniciativa për ndryshimin e Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme.

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon garanci nga Lidhja Demokratike e Kosovës se këta të fundit do të qëndrojnë në sallë për votimin e presidentit, në mënyrë që të tërhiqen nga iniciativa për ndryshimin e Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme.
Këtë e bëri të ditur ushtruesja e detyrës së shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila gjithashtu konfirmoi se seanca për votimin e presidentit do të mbahet sot në orën 18:00.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo tha se ka kërkuar nga shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, të konfirmojë se a do të jenë pjesëmarrës në seancë deputetët e kësaj partie.

“Unë kam kërkuar nga Gashi, se a mund ai të konfirmojë se në rast se ndodh edhe kjo çështje teknike, e cila është tërësisht teknike për arsye se ligji u hodh poshtë mbrëmë, nëse ndodh kjo çështje teknike e dorëzimit të nënshkrimeve tona për tërheqje të projektligjit, i cili tashmë është i pushuar në procedurë, ai mund ai të garantojë dhe të thotë publikisht se LDK do të jetë në seancë për të votuar për kandidaten për president të Republikës së Kosovës, gjë të cilën ai refuzojë ta thotë në mbledhjen e kryesisë”, tha ajo.

Ndërsa LDK ka deklaruar që nuk merr pjesë në seancën për votimin e presidentit nëse nuk tërhiqet projektligji i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje dje, për ndryshimin e Ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme.
Këtë projektligj, partia në pushtet synoi dje të paraqesë në dy lexime në procedurë të përshpejtuar, por pas kundërshtimit të opozitës, i njëjti nuk kaloi dhe vazhdoi në procedurë të rregullt.

Për këtë, Kusari-Lila tha se projektligji mbetet në sistem të kuvendit dhe se po shohin se cilat procedura duhet ndjekur për, siç tha ajo, të realizuar një seancë të mirëfilltë për zgjedhjen e presidentit.

“Ligji është ndaluar në procedurë ndërsa natyrisht se trajtimi i mëtutjeshëm në procedurë të rregullt nënkupton tërheqjen nga procedura e përshpejtuar dhe fillimin e procesit sipas procedurës së rregullt që do të nënkuptonte formimin e grupit punues, përfshirjen e opozitës njëjtë sikurse kanë deklaruar edhe sot në mëngjes Konjufca, kryeministri Kurti dhe Osmani”, tha ajo.
Gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur iniciativë të ndryshojë ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, me procedurë të përshpejtuar, por është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile se këtë po e bën me nguti dhe pa konsultim paraprak.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021