Lajme
Serbia vatra më e re e COVID-19
Shkalla e infektimit është prej gati 93.5 për çdo 100.000 njerëz – dukshëm më e larta në botë.

Pavarësisht se ofrohen disa lloje të vaksinave kundër COVID-19, nisma e vaksinimit në Serbi ka ngecur, pasi janë imunizuar vetëm pak mbi 40 për qind e popullsisë së saj prej shtatë milionë banorësh.
Në Serbi janë regjistruar mesatarisht mbi 6.500 raste në ditë, gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave nga AFP. Kjo do të thotë se shkalla e infektimit është prej gati 93.5 për çdo 100.000 njerëz – dukshëm më e larta në botë.
Ndonëse bartja e maskës në ambiente të mbyllura dhe distanca sociale janë të obligueshme, këto masa zbatohen pak, apo fare. Respektimi i rregullave është bërë zgjedhje individuale.
Mjekët e kanë nxitur qeverinë të zbatojë masa të rrepta, si kufizimi i orarit të veprimtarisë së bizneseve jo të domosdoshme, si dhe aplikimi i pasaportës së vaksinës, që do të kufizonte aktivitetet sociale të atyre që ende nuk kanë marrë vaksinën kundër sëmundjes vdekjeprurëse.
