fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Serbia njeh Kosovën, flet Petritch

Publikuar

Duke komentuar letrën e fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, Ëolfgang Petritsch, ish i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për Kosovën dhe Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë e Hercegovinën ka thotë së është i sigurt së normalizimi, në fund do të nënkuptoj një lloj njohjeje të Kosovës nga Serbia.

“Jam i sigurt që normalizimi i marrëdhënieve, në fund do të nënkuptojë një lloj njohjeje të Kosovës nga Serbia”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Petritsch thekson se BE-ja është më e kujdesshme në lidhje me çështjen e Kosovës dhe se zgjidhja “nuk është pas qoshes”.

“Për mua, në këtë moment, është çështje shumë me rëndësi se çfarë mund të bëjë BE-ja, jo vetëm kur bëhet fjalë për Serbinë, për t’ua mundësuar vendeve të rajonit që të kenë qasje në programet evropiane që deri më tani ishin të rezervuara vetëm për vendet anëtare. Ky do të ishte mjet ndihmues për të lidhur gradualisht, hap pas hapi, Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian. Pritja dhe shtyrja, për shkak se Franca dhe Holanda nuk e duan zgjerimin së shpejti – është strategjia më e keqe sepse është në favor të Rusisë dhe Kinës,” tha Petritsch.

 

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021