Lajme
Serbia, frikë nga presioni i Brukselit
Nëse Kosova anëtarësohet në një nga këto organizata, kjo do të konsiderohet si hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së saj.

Publikuar
3 muaj më parëmë

Rritja e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës për shkak të targave do të ndikojë në samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet të enjten në Berlin. Afrimi i mëtejshëm evropian i rajonit do të jetë në fokus të eventit.
Sërish, Serbia druhet se pjesëmarrësit e tjerë do të përfitojnë nga takimi që të bindin Beogradin të pranojnë idenë që Kosova të bëhet një vend anëtar i organizatave ndërkombëtare, si OKB dhe Këshilli i Evropës.
Nëse Kosova anëtarësohet në një nga këto organizata, kjo do të konsiderohet si hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së saj.
“Ka organizata ku ne kemi shumicë absolute. Bëhet fjalë për ato që janë pjesë e Kombeve të Bashkuara. por ka edhe organizata të tjera, në nivel evropian, ku shumica e vendeve anëtare mbështet këtë anëtarësim”- tha Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë.
Për të ruajtur sovranitetin e saj, Serbisë i duhet mbështetja politike e Rusisë dhe rrjeti i saj i zgjeruar diplomatik. Për këtë arsye Beogradi ngurron të vendosë sanksione ndaj Moskës.
“Le të jemi të qartë, vija e kuqe këtu nuk ka lidhje me Rusinë dhe Ukrainën, por vetëm me Serbinë. Është një çështje që ka të bëjë me sovranitetin dhe integritetin tonë territorial. Kjo është e vetmja vijë e kuqe. Lidhjet emocionale nuk kanë të bëjnë fare”- shtoi ai.
Qeveria serbe druhet se Komisioni i Ministrave të Këshillit të Evropës do të aprovojë këtë të enjte një dokument mbi votimin e ardhshëm në Parlamentin Evropian të anëtarësimit të Kosovës në institucionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, me seli në Strasburg.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
