Rajon
Serbi, mbërrin dërgesa e parë me 150 mijë vaksina nga AstraZeneca

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në Serbi kanë mbërritur 150 mijë dozat e para nga AstraZeneca gjatë ditës së sotme duke u bërë kështu vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që merr vaksinën e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit.
Vaksina, të cilat mbërritën me linjën turke Turkish Airlines nga Stambolli, janë prodhuar në Indi, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vucic.
“Më është dashur t’i lutem miqve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Indi. Iu përgjërova Boris Johnson dhe miqve të tjerë nga qeveria britanike”, u shpreh Vucic teksa shtoi se kanë negociuar për një çmim të mirë për të marrë vaksinën, shkruan Euronews Albania.
Presidenti serb gjithashtu konfirmoi se një dërgesë e dytë prej 150 mijë vaksinash pritet të vijë brenda 12 javësh.
Më shumë se 730 mijë persona, rreth 10 për qind e popullsisë, janë vaksinuar kundër COVID-19 që nga dhjetori.
Sipas programit shtetëror të vaksinimit, serbët kanë pasur mundësi të zgjedhin midis vaksinës së Pfzier-BioNTech, Sinofarmës kineze dhe Sputnikut rus.
Pavarësisht fushatës së vaksinimeve, rastet e reja në Serbi kanë ardhur duke u shtuar, me rreth 2 mijë raste të reja në ditë. Megjithatë, epidemiologët kanë parashikuar që shifrat do të ulen në harkun kohor të një muaji./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
