Lajme
Serbet nuk lejojnë Kurtin dhe Osmanin të kalojnë urën e Ibrit

Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarja e listës për deputet se këtij subjekti, Vjosa Osmani, të shtunën janë penguar në veri të Mitrovicës, nga një grup i komunitetit serb.
Sic raporton Indeksonline, Kurti dhe Osmani janë brohoritur dhe janë fishkelluar, cka i ka detyruar politikanet nga Prishtina të kthehen mbrapa.
Aty shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe e ndërprenë vizitën e dy politikanëve kosovarë. Në shoqërinë e Kurti dhe Osmanit shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët.
