Lajme
Serbët e zbulojnë arsyen pse Vjosa Osmani u bë president
Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës nga ambasadorët e huaj.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Nebojsha Çoviq, ish-zëvendëskryeministri i Serbisë dhe politikani serb, duke folur për zhvillimet politike në Kosovës ka thënë se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës nga ambasadorët e huaj.
Çoviq thotë se ndërkombëtarët e kanë bërë një gjë të tillë, me shpresën që Vjosa Osmani si presidente do të ekuilibronte natyrën “radikale dhe anarkiste” të kryeministrit Albin Kurti.
“Është qesharake të pretendosh se Vjosa Osmani u zgjodh nga populli. Ajo me të vërtetë mori 300 mijë vota, por vetëm sepse Albin Kurti nuk ishte bartës i listës së Vetëvendosjes, për shkak të vendimit të të Gjykatës Kushtetuese. Shumica e votave të Osmanit janë vota indirekte për Albin Kurtin”, ka thënë Çoviq, shkruan Kosovo Online.
Ai thotë se Vjosa Osmani është zgjedhur nga ambasadorët e huaj, sidomos ambasada amerikane, me shpresën që do të vendosnin ekuilibër në institucione.
Çoviq tutje ka thënë se presidentja Osmani tashmë është duke bërë përpjekje që të ndërtojë besueshmërinë e saj me publikun, duke bërë deklarime të ashpëra, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
