fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Serbët e Kosovës, për vaksinë në Serbi

Publikuar

Luba Maksimoviq nga komuna e Graçanicës afër Prishtinës është një nga rreth 300 njerëzit nga Kosova që u vaksinuan kundër koronavirusit në 29 janar në Qendrën Shëndetësore në Kurshumli në Serbi, 80 km nga Graçanica.

“Kam marrë vaksinën kineze, kjo është ajo që po kërkoja. Iu besoj këtyre vaksinave, nuk kam besim tek amerikanët dhe të tjerët, por kam besim te rusët dhe kinezët”, i tha Maksimoviq Radios Evropa e Lirë .

Për disa javë, institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe në Kosovë, të cilat funksionojnë në sistemin serb, kanë organizuar transportin në grupe të qytetarëve serbë për vaksinim në qytete në Serbi. (rel)

Vazhdo më shumë
Kliko për koment

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *