Lajme
Senati amerikan miraton paketën e ndihmës, votohet plani 1.9 trilionë dollarë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Senati Amerikan ka votuar pro miratimit të paketës së tretë të ndihmës për përballimin e pandemisë. Plani prej 1.9 trilionë dollarësh i propozuar nga presidenti Joe Biden u votua me 50 vota pro dhe 49 kundër dhe tani do t’i kalojë Dhomës së Përfaqësuesve, që gjithashtu pritet ta miratojë.
Sipas presidentit Biden, ky plan do t’i vijë në ndihmë qytetarëve që po luftojnë me Covid-19, teksa planifikohet që 350 miliardë dollarë t’i shkojnë qeverive shtetërore dhe vendore, dhe 140 miliardë dollarë shkollave. Plani gjithashtu siguron 49 miliardë dollarë për testime dhe studime të thelluara mbi Covid-19, si edhe 14 miliardë dollarë për shpërndarjen e vaksinës, shkruan Euronews Albania.
Përpara votimit, plani u diskutua gjerësisht në disa pika kyçe të tij. Partia Demokratike kërkoi që të ulej në 300 dollarë për javë pagesa federale për papunësinë dhe që kjo shumë të jepet deri në 6 shtator, përkundër afatit fillestar që skadon në muajin mars.
Kjo krizë, e konsideruar më e rënda e shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara, la thuajse 523 mijë persona të vdekur, 29 milionë të infektuar dhe një nivel papunësie prej 6.2%./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
