fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Selmanaj: Osmani s’ka kompetencë ta shkarkojë Dakën, sipas Kushtetutës

Veprimi i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe pos përpjekje për realizim të qëllimeve partiake, për kapjen dhe kontrollin e institucioneve të pavarura. Duhet t’i kujtojmë presidentes dhe kushdo që nuk e ka të qartë se Kushtetuta e Kosovës nuk e ka parë si kompetencë të presidentit shkarkimin e kryesuesit të KQZ-së, por vetëm emërimin.

Publikuar

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për ta shkarkuar kryesuesen e KQZ-së, Valdete Daka, është precedent i rrezikshëm.

“Me të drejtë mund të konstatohet si vendim skandaloz përmes të cilit cenohet rëndë integriteti dhe pavarësia e institucioneve të pavarura të garantuar me kapitullin 12 të Kushtetutës ku KQZ bashkë me katër institucione të tjera janë ngritur në nivel të kategorisë kushtetuese”.

Selmanaj, në seancën e Kuvendit, ka thënë se presidentja e vendit nuk ka të drejtë ta shkarkojë kryesuesin e KQZ-së, sipas Kushtetutës.

“Veprimi i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe pos përpjekje për realizim të qëllimeve partiake, për kapjen dhe kontrollin e institucioneve të pavarura. Duhet t’i kujtojmë presidentes dhe kushdo që nuk e ka të qartë se Kushtetuta e Kosovës nuk e ka parë si kompetencë të presidentit shkarkimin e kryesuesit të KQZ-së, por vetëm emërimin. Shkarkimi është rregulluar me ligj dhe janë paraparë situatat mjaft specifike se kur mund të bëhet një gjë e tillë”.

“Arsyetimet të cilat janë dhënë në vendimin për shkarkimin e kryesueses së KQZ-së më tepër ngjanin me një pamflet politik, sepse në mënyrë të pakuptimtë dhe pa mandat kushtetues presidentja merr rolin e katër institucioneve të tjera. Presidentja në vend se të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve ka zgjedhur të kundërtën – të cenojë ato duke dëmtuar rëndë pavarësinë dhe funksionalitetin e tyre. Është për çdo gjykim se si atakohet dhe cenohet institucioni që ka dëshmuar, dhe ka vlerësime vendore dhe ndërkombëtare, se është shembull për gjithë rajonin për organizimin dhe administrimin e proceseve elektorale në Kosovë”.

Deputeti i LDK-së kërkoi që të bëhen të gjithë deputetët bashkë në mënyrë që ta ndalin këtë, siç e ka quajtur ai, “tendencë të arbitraritetit kundër konstitucional”, shkruan Klankosova.tv.

“Nëse nuk e ndalim tani, veprime të ngjashme do të përsëriten shumë shpejt edhe me institucionet e tjera të pavarura. Shteti dhe demokracia kushtetuese duhet mbrojtur nga të gjithë ne dhe me çdo kusht”.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook