Kosovë
Selimi e sfidon Haxhiun, i thotë publikojë gjithë dosjen, e rastit të tokës se SHKK

Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Avdullah Hotit, ka reaguar pas deklarimeve të ministres aktuale të drejtësisë, Albulena Haxhi, duke thënë së dhënia me qira e tokës, të cilën e përmend Haxhiu, ka ndodhur me ankand publik dhe sipas tij paratë shkojnë direkt në Shërbimin Korrektues. “Tokën e kemi ruajtur, kemi mbrojtur shërbimin”, ka thënë Selimi.
“Rasti i tokës së ShKK-së është një proces i cili ka filluar para mandatit tim si Ministër. Ministrja Haxhiu e din këtë shumë mirë. Dhënia me qira e tokës ka ndodhur me ankand publik. Paratë shkojnë direkt në Shërbimin Korrektues. Tokën e kemi ruajtur, kemi mbrojtur shërbimin”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në Facebook.
Selimi ka thënë po ashtu se me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, sot Ministrja ka vendosur që të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve dhe ta prishë barazinë e armëve, rrjedhimisht duke ndikuar në dobësimin e pozicionit të mbrojtësve të Kosovës
Postim i plotë i Selimit:
Të nderuar qytetarë,
Sot Ministrja e Drejtësisë ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka dhënë një sër akuzash rreth punës sime në Ministri me motive krejtësisht politike.
Më lejoni që të ju informoj, që rasti i tokës së ShKK-së është një proces i cili ka filluar para mandatit tim si Ministër. Ministrja Haxhiu e din këtë shumë mirë. Dhënia me qira e tokës ka ndodhur me ankand publik. Paratë shkojnë direkt në Shërbimin Korrektues. Tokën e kemi ruajtur, kemi mbrojtur shërbimin.
Ftoj ministren që ne bazë të Ligjit për qasje në dokumente publike ta publikojë gjithë dosjen. Nëse nuk e bën këtë ministrja, do ta kërkoj zyrtarisht dosjen dhe do ta publikoj. Njëkohësisht një kopje do ta dorëzoj personalisht në Prokurori. Dosja e ankandit shumë vjeçar e konfirmon këtë gjë.
Gjithashtu me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, sot Ministrja ka vendosur që të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve dhe ta prishë barazinë e armëve, rrjedhimisht duke ndikuar në dobësimin e pozicionit të mbrojtësve të Kosovës.
Spin doktoratë e VV-së kanë bërë një gabim të madh të diversionit dhe kanë zgjedhur që të fillojnë një betejë të cilën do ta humbin.
