Ministri i Jashtëm serb, Nikola Sellakoviq tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit do të “ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Izrael”.
“Izraeli vetë zgjodhi se interesin më të rëndësishëm e ka lidhjen me Amerikën dhe ajo që është e rëndësishme për Amerikën sesa Serbia. Është e drejta e tyre legjitime. Ajo që është e rëndësishme është që ne nuk morëm pjesë në atë proces sepse presidenti i (Serbisë, Aleksandar) Vuçiq nuk pranoi (në Uashington) të nënshkruajë ftesën për Izraelin për të njohur të ashtuquajturën Kosovë dhe anasjelltas”, i tha Selakoviq Radio Televizionit të Serbisë (RTS), shkruan Evropa e Lirë.
Selakoviq, ka thënë së se nuk ishte as i lumtur e as i kënaqur me marrëdhëniet e sapokrijuara midis dy vendet.