fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Selakoviq: BE t’i bëjë presion Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve

Publikuar

Shefi i diplomacisë serbe Nikolla Selakoviq deklaroi se Serbia është plotësisht e përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe se sipas tij  “për Beogradin kjo do të thotë arritja e një zgjidhjeje kompromisi që do të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe e pranueshme nga të dyja palët”.

Selakoviq shtoi se Serbia është e përkushtuar për dialog, “por mbetet skeptike ndaj angazhimeve të bëra nga zyrtarët në Prishtinë, duke pasur parasysh se së shpejti do të bëhen tetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, pa u formuar Asociacioni i Komunave Serbe”, transmeton Klan Kosova.

Ministri serb potencoi se pret aktivitet më të madh të BE-së ndaj Prishtinës kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Ai njëherit konfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet angazhimi strategjik i Serbisë dhe një nga qëllimet e saj më të rëndësishme të politikës së jashtme.

Në takimin që pati me ambasadorin e Belgjikës në Beograd, Koen Adam, ai kujtoi se Serbia ka pranuar metodologjinë e re të negociatave të pranimit me BE-në, me shpresën se kjo do të përshpejtojë të gjithë procesin, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021