Lajme
Sekretariati i Energjisë vlerëson punën e Kosovës në fushën e Ndihmës Shtetërore

Publikuar
2 vjet më parëmë

Komisioni i Ndihmës Shtetërore thotë se është njoftuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, se nga sot, është vendosur të ndërpritet, një rast i ngritur dhe që ka qenë në vazhdimësi kundër Kosovës, për mungesë të transpozimit dhe të zbatimit të rregullave të BE-së në fushën e ndihmës shtetërore, që lidhen me sektorin e energjisë.
Republika e Kosovës nga viti 2006 është një nga palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, dhe duke qenë e tillë ka marrë obligim për transpozim dhe zbatim të rregullave të vendosura, përfshirë edhe atyre për ndihmën shtetërore në këtë sektor specifik.
Njoftimi i Sekretariatit thotë se në vitin 2011, Kosova miratoi Ligjin për Ndihmën Shtetërore (i rishikuar në 2016) i cili transpozon acquis të ndihmës shtetërore.
Sekretariati e ka vlerësuar lartë angazhimin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore në vendosjen e rregullit në fushën e Ndihmës Shtetërore.
“Në fund të vitit të kaluar, Komisioni i Ndihmës Shtetërore nxorri vendimin e tij të parë në lidhje me ndihmën shtetërore në sektorin e energjisë. ‘Komisioni i Ndihmës Shtetërore në këtë rast gjeti se një tarifë e përcaktuar administrativisht për 20 MW të projekteve fotovoltaike nuk përputhet me acquis e ndihmës shtetërore’ – thuhet në njoftimin e lëshuar nga Sekretariati sot.
Komisioni dhe Departamenti i Ndihmës Shtetërore në Kosovë mirëpresin vendimin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë dhe vlerësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë me të gjithë akterët në sektorin e energjisë në përpjekjen për shqyrtim dhe përafrim të masave të ndihmës shtetërore në këtë sektor (dhe jo vetëm) përfshirë edhe ato të vëna në zbatim në kontekstin e rimëkëmbjes ekonomike COVID-19.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
