Shëndeti
Sejdiu: Punonjësit shëndetësorë po dërgojnë mesazh të keq te qytetarët
Numri i ulët i të vaksinuarve në mesin e stafit shëndetësor dërgon një mesazh të keq te qytetarët e Kosovës, të cilët më pas pritet të vaksinohen

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thotë se nuk e di se pse është numri kaq i ulët i punëtorëve shëndetësorë që janë vaksinuar deri më tani dhe shton se me siguri janë ngritur çështjet me “infomaninë” rreth vaksinës së kompanisë AstraZeneca.
Për shkak të disa raportimeve për mpiksje gjaku te personat që e morën vaksinën e AstraZenecas, disa shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë, ndaluan përkohësisht administrimin e kësaj vaksine.
Por, Agjencia Evropiane e Barnave tha më pas se kjo vaksinë ishte e sigurt për përdorim. Ndërkaq, OBSH-ja u ka bërë thirrje shteteve që të mos ndërpresin imunizimin me këtë vaksinë sepse nuk ka të dhëna që ia atribuojnë vaksinës rastet me mpiksje gjaku.
Sejdiu thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të vije në një përfundim se pse në mesin e mjekëve ekzistojnë paqartësi lidhur me imunizimin kundër koronavirusit, por ai thotë se e ka të paqartë edhe pse numri i të vaksinuarve deri më tani është kaq i vogël.
“Numri i ulët i të vaksinuarve në mesin e stafit shëndetësor dërgon një mesazh të keq te qytetarët e Kosovës, të cilët më pas pritet të vaksinohen”, tha Sejdiu.
Vaksinimi kundër koronavirusit po bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë si dhe në Qendrat rajonale të Mjekësisë Familjare, në disa komuna të Kosovës.
Ndërkohë, zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti tha se Kosova është në negociata me kompaninë amerikane, Pfizer për sigurimin e vaksinave, por nuk ka treguar qartë se deri ku ka arritur ky proces.
Hoti shtoi se Kosova në fund të majit do të sigurojë edhe mbi 76.000 doza të AstraZenecas nga programi COVAX.
Që nga 13 marsi, 2020 deri më 6 prill, 2021, Kosova ka regjistruar 94.656 me COVID-19. Prej tyre, 1.934 kanë vdekur dhe 78.702 persona janë shëruar.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
