fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Sejdiu: Përgatitjet për Kuvend të LDK-së nuk janë të duhura, po përzihet struktura e vjetër

Publikuar

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pritet që në fund të kësaj jave ta mbajë Kuvendin e ri zgjedhorë, në të cilin pritet të zgjidhet kryetari e kryesia e re e kësaj partie.

Deri me tani, disa anëtarë të kësaj partie kanë shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar për të parin e LDK-së, por janë shtuar zërat se në zgjedhjen e kryetari të ri do të ketë ndikim kryesia e vjetër, e cila ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, si shkak i rezultatit të dobët.

Sejdiu për Front Online ka thënë se për Kuvendin zgjedhor të LDK-së nuk janë bërë përgatitje e duhura.

Sipas tij, struktura e vjetër e LDK-së e cila ka prodhuar efekte negative nuk do të duhet të ishte pjesë e proceseve nëpër të cilat po kalon kjo parti.

“Them se nuk ka filluar mbarë nga shkaku se nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme si duhet dhe se e dyta ajo strukturë e delegatëve e cila ka prodhuar efekte negative nuk do të duhej të ishte dhe në Këshillin e Përgjithshëm edhe në kryesinë si faktorë vendimmarrës për këtë proces të rëndësishëm që e ka LDK para vetës. Sipas meje duhet të ishte një ekip i ri i cili do të mandatohet me një mandat të parakohshëm nga ana e Kuvendit të tillë dhe të shpallen zgjedhjet e përgjithshme në LDK që nënkupton ndërtimin e një strukture të re në bazë të vullneti të elektoratit të saj”, ka thënë Fatmir Sejdiu./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021