Lajme
Sejdiu: Haradinaj tentoj shtrembërimin e vullnetit qytetar

Publikuar
2 vjet më parëmë

Analisti Dardan Sejdiu po e vlerëson të rëndë çështjen e manipulimit të votave, ku sipas tij ky është shtrembërim i vullnetit të qytetarit. Sipas tij, rasti i Haradinaj-Stublla vetëm se e shpërfaq në realitet situatën e krijuar me zgjedhjet në Kosovë, që ndodhë tash e sa kohë.
”Këtu po ndodhë shtrembërim i vullnetit. Një deputet i cili ka një qasje programatike, ideologjike, i dhënë pas këtij shërbimi publik jo domosdoshmërisht i numërohen votat saktësisht. Rasti i Haradinaj-Stublla, pa dashur ta paragjykojë përfundimin e hulumtimit të kësaj çështje, e shpërfaq këtë guxim dhe këtë çështje që tash e një kohë të gjatë ndodhë në zgjedhjet në Kosovë”, njofton Klan Kosova.
”Kam qenë kandidat në zgjedhje në 2014, 2017, 2019 dhe nuk besoj që ata që kanë qenë në garë për deputetë, nuk dyshojnë që ndodhin këto lloj manipulimesh brenda listave”.
”Nuk më takon mua në 2021 të flas për përvojën në 2019 por ajo çka ka qenë evidente është se ka pasur manipulim me votë, dhe lëvizje të numrave të një kandidati tek një kandidat tjetër”.
”Dhe nëse e mbani mend ka ndodhur një rinumërim i tërësishëm në atë kohë. Por që dukuria po vazhdon, kjo është e qartë. Po ndodh një shtrembërim i votës së qytetarit, në favor të atyre që kanë mundësi financiare apo organizative”.
Megjithatë ai në Rubikon të Klan Kosovës, rithekson se duhet të bëhet rinumërim i votave, edhe nëse vetëm ka një fije dyshimi se ka pasur manipulim votash.
”Nëse ka një fije të dyshimit se ka pasur manipulim me vota për deputet, komplet procesi për deputet duhet të rinumërohet”.
”Nuk guxojmë të lejojmë shtrembërim të vullnetit”.
”Duhet bërë rinumërim i plotë i këtyre votave. Çdo tentim për shtrembërim i vullnetit të qytetarit karshi përfaqësimit të deputetëve, është gjithashtu shtrembërim i mënyrës se si do të përfaqësojë kuvendin”./tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
