Lajme
Sars-CoV -2 i merr jetën një 16 vjeçari

Publikuar
2 vjet më parëmë

Një 16 vjeçar nga Vitia është bërë viktima më e re nga Sars-CoV-2 në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.
Ai ka thënë se pacienti ka pasë edhe sëmundje të tjera shoqëruese: sëmundje psiko-motorike, shkrun Klan Kosova. Ndërkohë, telegram ngushëllimi familjes i ka shprehur kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka thënë së në këto çaste të vështira të mërzisë ne bashkë ndjejmë me familjen për këtë humbje të parakohshme të fëmijës tuaj 16 vjeç.
Reagimi i plotë i komunës:
“E nderuara familja Bislimi nga Vërbani i Vitisë!
Jemi thellësisht të prekur nga humbja e jetës së anëtarit tuaj të familjes, B. Bislimit mu në moshën e rinisë.
Në këto çaste të vështira të mërzisë ne bashkë ndjejmë me ju për këtë humbje të parakohshme të fëmijës suaj 16 vjeçar.
Në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal pranoni ngushëllimet më të sinqerta”.
16-vjeçari do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Vërban të Vitisë.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
