fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Sarandë/ Goditën me grushte futbollistin e tyre, vihen në pranga dy trajnerët

Publikuar

Një ngjarje e turpshme ndodhi gjatë miqësores Butrinti-Memaliaj. Takim ku lojtari i skuadrës sarandiote, Albi Selimaj, u përball me grushtet e trajnerit të tij Neritan Novi.

21-vjeçari ka përfunduar në spital, aty ku ndodhet ende, ndërkohë që trajneri Novi dhe përgatitësi atletik i Butrintit janë arrestuar nga policia, që sqaron ngjarjen nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lexo edhe:

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli nga dy trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.

Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner atletik).

Për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook