Sport
Sancho “kokëmushkë”, Ten Hag e heq edhe nga grupi i WhatsApp-it

Jadon Sancho gjithnjë e më shumë i izoluar te Manchester United. Ish-lojtari i Borussias së Dortmundit, të cilit gjithashtu iu ndalua hyrja në ambientet e Carrington, sipas medias angleze, u hoq nga grupi WhatsApp që përdorte trajneri Erik Ten Hag për të komunikuar me lojtarët.
Një situatë që e shtyn gjithnjë e më shumë Sançon drejt largimit në janar. Hipotezë është rikthimi te Borussia. Javët e fundit shtypi gjerman zbuloi se kontaktet me trajnerin Edin Terzic janë të vazhdueshme.
Lexo edhe:
Kur dhe pse Sancho prishi marrëdhënien me trajnerin Ten Hag?
Përçarja midis Sanchos dhe holandezit Ten Hag erdhi pas humbjes 3-1 të United ndaj Arsenalit në fillim të shtatorit. Trajneri holandez tha se e kishte përjashtuar lojtarin për shkak të mungesës së impenjimit në stërvitje.
23-vjeçari anglez, përmes rrjeteve sociale, është përgjigjur se prej kohësh ndihej i trajtuar si “kokë turku”. Që atëherë Sancho nuk është më në fushë. Ten Hag do të ishte i gatshëm ta merrte sërish në konsideratë vetëm nëse do të kërkonte falje para skuadrës, por lojtari nuk pranon të ulë kokën.
