Sport
Sampaoli, trajner i Marseille

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ish-trajneri i Kombëtares argjentinase, Jorge Sampaoli, është emëruar në postin e trajnerit të skuadrës franceze, Marseille.
Marseille ishte pa trajner që nga koha e protestave të tifozëve, ku sipas mediave franceze pati edhe zënka në mes të trajnerit të atëhershëm, Andre Villas-Boas dhe zyrtarëve të klubit, transmeton lajmi.net, shkruan RTK
Tani, klubi francez ka zyrtarizuar emërimin e trajnerint të mirënjohur argjentinas përmes uebfaqes zyrtare.
Bashkë me Sampaolin, Marseille ka emëruar edhe Kryetarin e ri të Bordit, Pablo Longoria në një deklaratë të cilësuar si ndryshim historik në klub.
Sampaoli ishte trajner i skuadrës braziliane, Atletico Mineiro në sezonin 2020-21 dhe në sezonin 2019-20 ishte pjesë e Santos. Ai poashtu ishte në krye të reprezentacionit të Argjentinës në Kupën e Botës në vitin 2018.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
