fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Salernitana vlen më shumë se Atletico, dilemat e Inzaghit për menaxhimin e energjive

Publikuar

Goli i Udineses ishte një asist sa i papritur aq dhe i gëzueshëm për Interin, por tani sfida e së premtes mbrëma merr një rëndësi edhe më të madhe për zikaltrit.

Ndaj Salernitanës është më e rëndësishme se ndaj Atleticos së Madridit, për Interin është shansi për të zgjatur dorën drejt titullit pikërisht para impenjimit në Champions, pasi me një fitore do të shkonte 10 pikë larg Juventusit dhe 11 ndaj Milanit.

Aspekti psikologjik, përtej atij tekniko-taktik merr një vlerë kryesore. Pikërisht hapat falsë të Juventusit kundër Empolit dhe Udineses mësojnë se përqendrimi duhet ruajtur gjithmonë në nivelin maksimal.

Rinisja e përgatitjeve pas sfidës me Romën i ka dorëzuar Inzagit edhe indikacionin e parë, Acerbi nuk do të jetë në dispozicion kundër Salernitanës dhe as ndaj Atleticos së Madridit. Problemi është i lehtë, por duke qenë se bëhet fjalë për të njëjtin muskul që e mbajti qendërmbrojtësin zikaltër jashtë fushe për një muaj në fillim të sezonit, kujdesi duhet të jetë maksimal.

Ndryshe qëndron puna për Fratessin, për Championsin është e sigurt se do të kthehet, për kampionatin mbetet për t’u parë.

Trajnerit i duhet të bëjë “turn over”, por jo përmbysje. E sigurt është që ndaj Salernitanës do të duhet një shpërndarje më e madhe e minutave mes elementëve të organikës zikaltër.

Lexoni edhe:

Me De Vrij zëvendësuesin natyral të Acerbit, në mbrojtje do t’i jepet hapësirë edhe Bisseck. Stafeta me Pavard, që nga fillimi i ndeshjes apo edhe më pas, është në programin e Inzaghit.

Në krahun e djathtë Dymfries mund të kthehet nga minuta e parë, teksa Buchanan shpreson të gjejë hapësirë në pjesën e dytë, ndërsa në krahun e majtë Carlos Augusto në versionin “xholi” nxehet si alternativë qoftë për Bastonin dhe për Dimarcon.

Edhe në mesfushë do të ndahen energjitë, Klaaasen dhe Asllani janë vënë në dijeni se mund të duhet kontributi i tyre. E njëjta gjë vlen dhe në sulm, ku nuk është çudi një fanellë titullari për Arnautovicçn, me Lautaron fillimisht në stol si në fazën e parë, kur më pas duke u futur si zëvendësues shënoi një katërgolësh.

Të gjitha këto versione që do të provohen në këtë javë shumë të rëndësishme për Interin.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook