Shëndeti
Sa variante të korona virusit ekzistojnë?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Shumë variante të koronavirusit po qarkullojnë nëpër botë, por shkencëtarët shqetësohen kryesisht për tre. Derisa një virus infekton njerëzit, ai mund të përjetoj mutacione pasi bën kopje të vetvetes. Disa mutacione mund të jenë të dëmshme për një virus, duke bërë që ai të shuhet. Të tjerët mund të ofrojnë një avantazh dhe ta ndihmojnë atë të përhapet.
Jo çdo mutacion është krijuar i barabartë, ”tha Mary Petrone, e cila studion sëmundjet infektive në Universitetin e Yale. “Virusi do të ketë fat përsëri dhe përsëri.”
Monitorimi i varianteve është i rëndësishëm për shkak të mundësisë që ata mund të bëjnë më pak efektive vaksinat dhe trajtimet, ose të ndryshojnë mënyrën e infektimit të njerëzve.
Një mutacion i hershëm i pandemisë ndezi përhapjen e virusit në të gjithë botën, por nuk kishte pasur ndonjë ndryshim të dukshëm që nga ajo kohë – deri vonë, tha biologu i Universitetit të Shtetit Ohio, Daniel Jones.
Një nga tre variantet kryesore që ekspertët po shikojnë u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar dhe është zbuluar në dhjetra vende që prej asaj kohe. Zyrtarët shëndetësorë fillimisht thanë se nuk dukej të shkaktonte sëmundje më të keqe, por disa informacione më të reja sugjerojnë se mund të – që mbetet e panjohur për momentin. Duket se përhapet më lehtë, gjë që mund të çojë në më shumë shtrime në spital dhe vdekje.
Ka mënyra për të rregulluar vaksinat dhe trajtimet për të ruajtur efektivitetin e tyre, tha Dr. Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA.
Shfaqja e varianteve është e lidhur me valë të vazhdueshme, pasi infeksionet u japin viruseve mundësinë të mutohen dhe përhapen. Është një tjetër arsye që ekspertët theksojnë rëndësinë e mbajtjes së maskës dhe distancimit shoqëror.
“Sa më pak njerëz që mbajnë virusin, aq më pak mundësi ka që virusi të përjetoj mutacione”, tha Jones.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
