fbpx
Lidhu me Ne!

Politikë

Sa komisione parlamentare mori LVV, PDK, LDK, LS?

Në këtë legjislaturë LVV, si grupi me i madh parlamentar do të udhëheq me 7 komisione nga 14 gjithsejtë. PDK do të udhëheq me 2, LDK me 2, kurse Lista Serbe dhe Grupi 6+ do të udhëheqin me nga një komision.

Publikuar

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka bërë të martën ndarjen Komisioneve Parlamentare, sipas përbërjes politike të legjislaturës së 8. Në këtë legjislaturë LVV, si grupi me i madh parlamentar do të udhëheq me 7 komisione nga 14 gjithsejtë. PDK do të udhëheq me 2, LDK me 2, kurse Lista Serbe dhe Grupi 6+ do të udhëheqin me nga një komision.

Grupi parlamentar i LVV-së do të kryesojë me komisionin për buxhet punë dhe transfere, komisionin për legjislacion mandate dhe imunitete, komisionin për punë të jashtme, komisionin për arsim, shkencë, teknologji dhe ndërmarrësi, komisionin për bujqësi, komisionin për shëndetësi, si dhe komisionin për qeverisje lokale.

Partia Demokratike e Kosovës do të udhëheq me Komisionin për Ekonomi dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së. Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheq me Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Lista Serbe do të drejtojë Komisionin për të Drejtat dhe interesat e Komuniteteve, kurse Grupi 6+ do të udhëheq me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Personat e Pagjetur.

Ndërkaq nënkryetar LVV do të këtë në komisionin për integrim evropian, komisionin për të drejta dhe interesat e komuniteteve, komisionin për ekonomi, komisionin për industri, ndërmarrësi e tregti, komisionin për çështje të sigurisë, komisionin për të drejtat e njeriut, komisionin për financa publike, dhe komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së.

Në këto komisione LVV do të jetë e përfaqësuar nga 5 deputetë, dy do të jenë nga PDK, një nga LDK, një nga Lista Serbe dhe një nga 6+.

Ndërkohë kryesia ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të premten në orën 10:00, ku do të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe formimi i komisioneve. Ndërsa votimi për zgjedhjen e presidentit do të bëhet në një seancë tjetër për të cilën ende nuk është bërë e ditur kur do të mbahet./tipografi/

Vazhdo më shumë