Lajme
Sa ka vota me kusht dhe vota nga diaspora?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Mbi 27.249 votues, e kanë shfrytëzuar të dielën e 14 shkurtit, të drejtën e votimit me kusht.
Ky lloj votimi lejohet të kryhet në të gjitha qendrat e votimit, për personat që nuk e gjejnë veten në listë ose që votojnë jashtë komunave të tyre, por më pas KQZ-ja verifikon, për t’u siguruar që ata nuk kanë votuar dy herë ose që janë në listën përfundimtare të votuesve.
Numri i saktë i votave me postë është në verifikim e sipër, por në KQZ brenda afatit ligjor, që ishte deri më 12 shkurt 2021, kanë arritur numër rekord prej 43447 pako me fletëvotime nga jashtë, e të cilat mund të përmbajnë më shumë se një votë.
Deri më 20 shkurt, KQZ-ja ka verifikuar 16 mijë e 800 zarfe me fletëvotime.
Prej tyre, 11 mijë e 800 janë miratur, derisa 4,950 janë refuzuar.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, këto zarfe janë refuzuar pasi disa prej tyre janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, gjatë periudhës së aplikimit.
“Po ashtu, disa prej tyre janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Rastet e tjera të refuzuara kanë të bëjnë me faktin se ato janë dërguar nga votues të paidentifikuar, apo ka pasur votim grupor”, ka thënë Elezi në një konferencë për media.
Në listën e votuesve nga jashtë, u ishin aprovuar kërkesat për votim më shumë se 103.000 shtetasve të Kosovës.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
