fbpx
Lidhu me Ne!

Ekonomi

Sa është i mundur kthimi i 2.1 milionë €, të vjedhura nga thesari i shtetit?

Juristët thonë se ky proces nuk është zgjatur dhe se gjithçka po shkon sipas procedurave ligjore

Publikuar

Juristët thonë se është pothuajse e pamundur të kthehen 2.1 milionë eurot në thesar të shtetit. Sa ishte ministre në Ministrinë e Financave Hykmete Bajrami u detyrua të jep një informatë që nuk do donte ta jepte kurrë.

Megjithatë afër 6 muaj pasi dha këtë informate Bajrami nuk e ka një informacion tjetër. Ish ministrja tha se nuk e din se pse ende ato para nuk janë kthyer në thesarin e shtetit. Këtë Bajrami e tha në mbledhjen e komisionit në Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Megjithatë ish-ministrja e financave për T7 tha se këtë e tha vetëm si ekonomiste.

Megjithatë juristët thonë se ky proces nuk është zgjatur dhe se gjithçka po shkon sipas procedurave ligjore. Ndrecaj gjithashtu tha se këto para është pothuajse e pamundur të kthehen të gjitha.

E ndërkohë edhe ekonomistët thonë se kthimi i këtyre mjeteve është i vështirë.

Ndërkaq edhe deputeti nga radhët e LVV Eman Rahmani ditë më parë u interesua lidhur më këtë çështje. Ai tregon edhe përgjigjen që morri nga zëvendës ministri i Financave Ilir Kapiti.

Labinot Gruda me anë të disa transaksioneve nga thesari i shtetit dyshohet se mori 2.1 milion euro.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021