fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Sa do të jetë numri i të prekurve më Covid-19? Përgjigjët Zemaj

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka paralajmëruar tre skenar të mundshëm ku tregohet për parashikimin e gjendjes me pandeminë gjatë ditëve të ardhshme.

“Janë tre skenarë që janë paraqitur nga IKSHPK, sipas skenarit të lehtë, shkalla e goditjes do të jetë 1 për qind, me shkallë të vdekshmërisë 3.3 për qind. Në skenarin e mesëm, shkalla e goditjes do të jetë 2 për qind, me shkallë të vdekshmërisë 5.3 për qind. Dhe skenari më i ashpër bazuar në statistikat e situatës epidemiologjike aktuale me COVID-19 në rajon dhe botë, shkalla e goditjes pritet të jetë 3 për qind e popullatës me një shkallë të vdekshmërisë prej 7.1 për qind”, ka thënë Zemaj, pas takimi të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid 19.

Zemaj ka bërë të ditur së sipas projeksionit të Institutit, deri më 21 shkurt, duke marrë për bazë numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19, numri i të sëmurëve do të lëvizë  prej 312 deri në 321 raste,  mesatarja 317 raste në 100 mijë banorë, që do të paraqiste një rritje prej 6.9 për qind, kurse numri i të vdekurve 4 deri në 5 raste të vdekjes”,

Zemaj ka thwnw sw nëpërmjet të dhënave të mbledhura nga IKSHPK gjendja e pandemisë është nën kontroll dhe nuk ka tendenca për asnjë alarm të çfarëdo natyre. Situata epidemiologjike tregon ulje simbolike në dy javët e fundit për 1.16 për qind, por me shenja të mundësisë së rritjes së rasteve pozitive në këtë javë./tg/

 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021