Ekonomi
Rukiqi, ndez alarmin. Gjendja e bizneseve është e rend
Pritjet për gjashtëmujorin e ardhshëm janë pothuajse të ngjashme me TM4, rreth 41 përqind e kompanive respodente kanë vlerësuar se situata e tyre biznesore në 6 muajt e ardhshëm do të përmirësohet

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha të hënën se gjendja e biznesit në Tremujorin e katërt 2020, megjithëse ka shënuar një përmirësim të lehtë, është e pakënaqshme, përkatësisht rreth 45 për qind e bizneseve kanë vlerësuar së kanë një gjendje jo të kënaqshme biznesore.
“Në krahasim me tremujorin e paraprak gjendja e biznesit ka shënuar një përmirësim të lehtë, pasi që përqindja e bizneseve që vlerësojnë situatën e aktuale si të pakënaqshme është më e vogël për pritje pozitive. Përderisa në TM4 të vitit 2019, 23 për qind e kompanive respodente prisnin rritje të numrit punëtorëve, në TM4 të vitit 2020, janë vetëm rreth 12 për qind e kompanive që kanë pritje pozitive, pra ka një rënie të pritahmërive prej 11 pritje pozitive.
Kështu theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në konferencën për media ku prezantoi të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e katërt të vitit 2020.
Rukiqi theksoi se në krahasim me tremujorin paraprak pritshmëritë janë rritur për 6 pritjet pozitive. Megjithatë, rreth 1/4 e kompanive të intervistuara presin që ta mbajnë numrin e njëjtë të punëtorëve në tre mujat e ardhshëm.
“Pritjet për gjashtëmujorin e ardhshëm janë pothuajse të ngjashme me TM4, rreth 41 përqind e kompanive respodente kanë vlerësuar se situata e tyre biznesore në 6 muajt e ardhshëm do të përmirësohet”, tha ai.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
