Ekonomi
Rukiqi i zhgënjyer me mos Ligjit për Rimëkëmbjen

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se moszbatimi i Ligjit për Rimëkëmbjen është shumë zhgënjyes. Ai ka thënë së është një nen i këtij ligji që 200 milionë do të duhej të ishin përkrahje e drejtpërdrejtë financiare për bizneset. Kjo s’u reflektua as në buxhet e as në vendimet e Qeverisë. Deri tani përfitimet e biznesit janë minimale”.
Rukiqi e quajti të drejtë protestën e transportuesve duke thënë se janë ndër më të dëmtuarit nga pandemia dhe përkrahja nga Qeveria ka qenë minimale në raport me humbjen që e kanë pasë.
Ai iu ka bërë thirrje edhe institucioneve në ngritje që të shqyrtojnë mundësinë për ministri fiskale dhe falje të një pjese të gjobave të shqiptuara për thyerjen e rregullave të pandemisë.
“Po ashtu, të ketë masa stimuluese edhe tatimore për kompanitë që kanë potencial për t’u integruar në zinxhirin e global të furnizimit”, shkruan Klan Kosova. Shqetësim tjetër për Odën Ekonomike ishte edhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike duke thënë se kjo do t’i dëmtojë biznese.
“1000 kompani do të ballafaqohen me rritje të çmimit të energjisë elektrike e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në koston e tyre dhe kjo rrezikon humbjen e klientëve për ato kompani që eksportojnë. Shumë lehtë këta prodhues mund ta humbin tregun nëse rritet kosto në kohën kur ballafaqohemi me pandemi. Bashkë me Odën Amerikane i jemi drejtuar deputeteve që t’iu drejtohen Rregullatorit me një rekomandim që mundëson që kalimin në tregun e rregulluar të shtyhet për një vit pasi nuk është i favorshëm për këtë kohë”.
