Ekonomi
Rukiqi i zbulon masat shtrënguese të Qeverisë
Masat do të jetë të kufizuara në kohë dhe bizneset e prekura do të përkrahen financiarisht nga Qeveria.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se edhe përkundër kundërshtimit të tij, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shtrëngoj masat kundër Covid-19. Rukiqi ka thënë se masat do të jetë të kufizuara në kohë dhe bizneset e prekura do të përkrahen financiarisht nga Qeveria.
“Nga takimi me Ministrat Vitija, Hajdari dhe Murati, pavarësisht kundërshtimit tonë, për çfarëdo lloj mase kufizuese, masa te reja kufizuese do të këtë”, ka shkruar Rukiqi, duke shtuar se masat do të jenë të kufizuara në kohë: 12 ditë.
“Krahas vendimit për masa të reja kufizuese, do të miratohet vendimi për përkahje financiare të bizneseve që prekën nga masat e reja (qiraja + pagat e punëtorëve)”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Rukiqit:
Nga takimi me Ministrat Vitija, Hajdari dhe Murati
– Pavaresisht kundershtimit tone, per cfaredo lloj mase kufizuese, masa te reja kufizuese do te kete
– Masat do te jene te kufizuara ne kohe: 12 dite
– Krahas vendimit per masa te reja kufizuese, do te miratohet vendimi per perkahje financiare te bizneseve qe preken nga masat e reja (qiraja + pagat e punetoreve).
