Lajme
Rudi thotë se drejtësia ndërkombëtare dhe vendore i din vrasësit e Xhemajl Mustafes dhe Komandant Drinit

Fetah Rudi, ish deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas publikimit në medie të dosjes së UNMIK-ut, ku flitet për vrasjen e këshilltarit të Presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa dhe komandant Drinit në Prizren, duke thënë së është mëkat që tash e 20 vite, drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore, i dinë me detaje organizatorët dhe vrasësit të cilët bën vrasjet politike në Kosovë, dhe nuk ndërmorën asnjë hap për zbardhjen e tyre
Postimi i plotë i Rudit:
Te dashur qytetare,
Sic edhe keni lexuar tanime, ne media te ndryshme eshte publikuar nje dosje e UNMIK-ut, e ne te cilen jepen detaje per vrasjen e Ekrem Rexhes –Drinit, Xhemail Mustafes dhe atentatin ndaj meje.
Ne baze te kesaj, organizatori dhe autoret, si dhe armet e perdorura ne te tri keto raste janë te njejte.
Keto detaje nuk jane nje risi per mua, keto jane vetem konfirmim i asaj qe e kam thene tash e 20 vite. Une atehere, tash e gjithmone do ta them vetem te verteten.
Eshte mekat qe tash e 20 vite, drejtesia nderkombetare dhe ajo vendore, i dine me detaje organizatoret e vrasesit te cilen ben vrasjet politike ne Kosove, dhe nuk ndermoren asnje hap per zbardhjen e tyre.
Edhe pse organet vendore i kane dite gjitha këto, ato jo qe moren diçka per t’i zbuluar e arrestuar, por ata i veshin me petkun e institucioneve.
Une cdo here kam qene i gatshem per bashkepunim me drejtesine, si ate nderkombetare edhe ate vendore, ne menyre qe atentati ndaj meje, dhe vrasjet tjera politike te zbulohen dhe autoret te marrin denimin e merituar.
Drejtesia nderkombetare ka deshtuar. Shteti i Kosoves ka deshtuar.
Tash shpresa e vetme per zbardhjen e vrasjeve politike eshte Gjykata Speciale, e cila shpresoj dhe besoj qe do ta bej nje gje te tille.
Edhe njehere, kjo dosje eshte konfirmim i asaj qe kam thene tash e 20 vite, organizatoret dhe vrasesit dihen me emer dhe mbiemer.
I juaji, Fetah Rudi.
