fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Rruga e Llapit, si Legjenda e Rozafatit

Publikuar

Fundi i punimeve në rrugën e Llapit si duket ende është i largët. Rruga e Llapit, është një rruge në pjesën e njohur si Qyteti i Vjetër, tek e cila punimet për rregullimin e saj kanë filluar pothuajse një vite me parë. Është rrugë jo me shumë se 2-3 kilometërshe, e cila e lidhe këtë pjesë me Hanin e Dilit.

Nga fotot e dërguar në adresë të Tipografit, vërehet se gjendja në këtë rrugë është e rend dhe se ende punimet janë pothuajse në fazën fillestare të saj, ndonëse kanë nisur që një kohë të gjatë.

Qytetarët ankohen që një gjendje e tillë po u shkakton shumë kokëçarje si dhe vështirësi të mëdha, në qarkullim por edhe në zhvillimin e aktiviteteve afariste.

Ata theksojnë së, përveç pandemisë, në gjendjen e tyre ekonomike, ka ndikuar edhe gjendja e kësaj rruge, e cila në masën me të madhe, që nga fillimi i punimeve qëndron e mbyllur ose është e kalueshme me vështirësi të mëdha. Kjo ka bërë që edhe të bie numri i klientëve dhe myshterinjve tek bizneset që afarojnë në këtë pjesë të qytetit.   

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021