Lajme
Rritet numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës
Sipas raportit ditor, numri më i madh i pacientëve në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është në Klinën Infektive, ku po trajtohen 97 pacientë.

Publikuar
1 vit më parëmë

Në spitalet dhe klinikat e Kosovës ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 976 pacientë, bëri të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Kjo shifër paraqet rritje të hospitalizimeve krahasuar me një ditë më parë, ku nga 960 pacientë të shtrirë në spitale dhe klinika, 846 pacientë pozitivë me koronavirus, po merrnin trajtim mjekësor.
Numri i pacientëve në gjendje të rëndë shëndetësore është rritur po ashtu, ku sipas njoftimit të 13 shtatorit, 63 pacientë janë në kujdes intensiv dhe një ditë më parë ishin 56. Ndërkaq, sipas njoftimit 831 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Sipas raportit ditor, numri më i madh i pacientëve në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është në Klinën Infektive, ku po trajtohen 97 pacientë.
Vitia bën thirrje për vaksinim teksa hyjnë në fuqi masat e reja
Ndërkaq, spitali i Pejës vazhdon të ketë numrin më të lartë të pacientëve, ku aktualisht janë 174 të shtrirë.
Më 13 shtator, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja, që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të sëmundjes COVID-19.
Kosova javëve të fundit po përballet me rritje të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Gjatë dhjetë ditëve të fundit janë regjistruar 237 vdekje nga COVID-19.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
